Tv Klan – Kosova aplikon për në KiE |Lajme – News

Votre vidéo commence dans 10
Passer (5)
démarrer un business dans l’affiliation en partant de zéro

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
53 Vues
Kosova ka aplikuar edhe zyrtarisht për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla e ka dorëzuar aplikimin pak minuta pasi qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria obligoi MPJ-në që t’i zhvillojë procedurat për anëtarësim.
Gërvalla bëri të ditur se nga tani fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës ndërsa e ka quajtur një kapitull i ri për Kosovën.
“Sapo dolëm nga takim me zv/Sekretarin e Këshillit të Evropës në emër të Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është prishur marrëveshja e Uashingtonit pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës ndërsa ka ftuar të premten të mbajë mbledhje Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Ish-ministri i Jashtëm Skënder Hyseni ia ka kujtuar Vuçiçit se moratoriumi për mosaplikim në organizata ndërkombëtare ka qenë vetëm 1-vjeçar dhe nuk është shkelur fare marrëveshja e Uashingtonit.
Përfaqësues institucionesh e partish politike kanë përshëndetur aplikimin e Kosovës në këtë organizata.
Shpresat për pranim janë shtuar pasi nga Këshilli i Evropës u përjashtua Rusia. Duke qenë se vendimet merren me shumicë atëherë gjasat për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës janë reale.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.