Klan News - Gratë braziliane transformojnë plagët e trupit në art

Votre vidéo commence dans 20
Passer (5)
La methode étape par étape pour lancer un business en ligne qui génère 2000 euros par mois en partant de 0

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
46 Vues
ratë braziliane të plagosura nga djegiet dhe traumat e tjera fizike tanimë kanë gjetur një zgjidhje. Ato i janë drejtuar një artisteje që bënë tatuazhe duke transformuar kujtimet e vazhdueshme të dhimbjes me fluturat, lulet dhe kafshët e bukura.

Studioja e artistes së tatuazheve në Sao Paulo, Karlla Mendes, ka aplikuar aftësitë e saj për më shumë se 150 gra në megaqytetin brazilian me projektin e saj “Ëe Are Diamonds”.

“Ju mund ta transformoni jetën e dikujt me artin tuaj. Mund ta shihni atë në sytë e saj. Shpirti i saj shkëlqen dhe ajo shkëlqen nga lumturia. Është ai moment që më bën të dëshiroj të vazhdoj me këtë projekt” .

Shumë nga gratë që kërkojnë studion e Mendes janë të mbijetuara të dhunës në familje, aksidenteve me makinë ose sëmundjeve kryesisht si kanceri. Ato janë të vendosura për të rifituar vetëvlerësimin e tyre duke I shndërruar plagët në një kanavacë për artin e trupit.

Një aksident traumatik automobilistik vite më parë i la Valeria Festa plagë në këmbën e saj të majtë, një kujtim gjithmonë i pranishëm i një prej momenteve më të këqija në jetën e saj.

“Shpesh as nuk mund të shikoja dhe do ta injoroja sepse kur shikon diçka të tillë të shqetëson, të rëndon sepse nuk të takon”.

Për të aplikuar për tatuazhet pa pagesë, gratë duhet të tregojnë historinë e tyre dhe të dërgojnë foto përmes faqes së internetit të projektit.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.