Top News-Frida Kahlo ‘shfaqet’ në Buenos Aires/Ekspozohet autoportreti i rrallë i artistes meksikane

Votre vidéo commence dans 20
Passer (5)
un business qui rapporte gros

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
54 Vues
Autoportreti ikonë i artistes së famshme meksikane Frida Kahlo, i titulluar “Diego dhe unë”, u ekspozua për të parën herë pas gati çerekshekulli në Muzeun e Artit latino-amerikan në Buenos Ajres. Ishte pikërisht themeluesi i këtij muzeu Eduardo Costantini, ai që e ka blerë pikturën më të shtrenjtë në histori të Amerikës Latine.
“E njoh këtë vepër prej dyzet vjetësh. Nga afër megjithatë, nuk e kisha parë ndonjëherë, vetëm nëpër libra. Kur mësuam se ajo do të dilte në shitje, filluam të dridhemi..Ishte e pabesueshme për ne. Tani, ç’tju them për vlerën e saj…ndonjëherë përballesh me vepra të tilla që ju shkatërrojnë të gjitha financiat, por që ia vlen plotësisht“.
Ai arrin të shohë përtej formave të fytyrës së gdhendur të piktores dhe ngjyrave të gjalla të saj.
“Mund të shikoni lot në sytë e Fridës. Floku i është kapur pas fytit sikur po e mbyt. Por pavarësisht të gjithe dhimbjes që Diego Rivera i shkaktoi për shkak të marrëdhënies së supozuar të tij me një grua tjetër, ekziston një portret i tij si syri i tretë në ballin e saj, cka tregon se janë absolutisht të pandashëm”.
Kjo është hera e parë që prej 1998-tës që vepra "Diego dhe unë" ekspozohet për publikun e gjerë.


Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FridaKahlo#BuenosAires#TopChannel
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.