Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar se krahas suksesit ndërkombëtar në muzikë është një zë i fuqishëm për çështjet që lidhen me gratë. Kjo është një prej shumë arsyeve që ajo u nderua me një çmimin për rolin e shquar udhëheqës me rastin e 60 vjetorit të organizatës së njohur amerikane, Këshillit të Atlantikut. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Dua Lipa shpjegon se pse është i rëndësishëm ky çmim për të dhe planet për të ardhmen.
“Jam shumë e nderuar të jem këtu sot, të pranoj këtë çmim. Në emër të të gjithë të rinjve të Kosovës, Kosovës dhe faktit se ne jemi shtet kaq i vogël për vetëm 13 vite me një mundësi që ndoshta një ditë të bëhemi pjesë e Evropës. Kjo vërtetë është pjesë e rrugëtimit, betejës sime dhe arsyes pse jam këtu. Prandaj jam shumë mirënjohëse të jem këtu dhe të flas për diçka që është në zemrën time”
Tetë herë e nominuara dhe tri herë fituesja e çmimeve Grammy, Dua Lipa foli për Kosovën edhe në fjalimin që mbajti pasi pranoi çmimin nga Këshilli i Atlantikut. Ajo shfrytëzoi këtë moment që të kërkojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
“Sot Kosova vazhdon të përballet me shumë sfida dhe zakonisht janë gjeneratat e reja ato që mbajnë barrën e tyre. Të rinjtë hasin në vështirësi për punësim dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që vështirësojnë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi ne përmbushëm të gjitha kriteret, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, para më shumë se tre vitesh. Prandaj, a mendoni se mund ta përfundojmë këtë gjë tani?”,
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajti Dua Lipen ambasadoren më të mirë të vendit të saj.
“Kosova është një fener shprese, dhe fener demokracije. Pas vetëm 13 vitesh nga shpallja e pavarësisë tonë sot ne kemi qëndrueshmëri institucionale të cilin shumë vende mund thjeshtë ta ëndërrojnë, bashkohemi me aleatët tanë në misione paqeruajtëse dhe jemi të nderuar që jemi ndër pak vendet që ofruan strehim për afganët që ikën nga persekutimi. Jemi të parët që I jemi përgjigjur asaj thirrje sepse kemi qenë vetë refugjatë”,
Veç artistes Dua Lipa, Këshilli i Atlantikut nderoi me çmime për rol të shquar udhëheqës edhe Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, shefin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla si dhe doktorët Ugur Sahin Dhe Ozlem Tureqi nga kompania bioteknologjike, BionTech.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DuaLipa#Cmimi#TopChannel

- Catégories
- Divers News Artistes
Commentaires