Top News- Bllokon Kosovën në Interpol / Serbia lë Prishtinën jashtë organizatave ndërkombëtare

Votre vidéo commence dans 10
Passer (5)
Formation gratuite en FR pour les membres inscrits sur les sites de vidéos

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
92 Vues
Ashtu siç pati deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Kosova nuk aplikoi as këtë vit për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të sigurisë Interpol. Kjo pasi sipas tij, po punohet që vitin e ardhshëm anëtarësimi të jetë i sigurt.
Megjithatë, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, që tha se ishte Serbia ajo e bllokoi Kosovën të aplikonte për anëtarësim për herë të tretë në Interpol.
Duke folur në Asamblesë së Përgjithshme të Interpol-it në Stamboll, ai theksoi se Kosova nuk u anëtarësua në këtë organizatë të falë meritave të presidentit të serb, Aleksandër Vuçic.
“Ky është rezultat i punës sonë këmbëngulëse të vitit të kaluar, ku ne së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë kemi arritur të informojmë dhjetëra shtete për gjendjen reale në Kosovë. Dua të falënderoj presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili bëri shumë që Prishtina të mos bëhet anëtare e Interpolit për herë të tretë”, ka thënë Vulin.
Ministri, i cili udhëhoqi delegacionin serb në këtë seancë, thotë se përmes fushatës kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Beogradi ka dërguar fakte shkatërruese për Kosovën në shumë shtete.
Ai ka thënë po ashtu se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit, Kosova e kishte të aplikonte për anëtarësim në Interpol.

Pamje : AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Interpol#TopChannel
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.