Top News - ‘Tetori i Kuq’, Rusia përballë NATO-s/ Nëndetëse bërthamore në Mesdhe, me 40 raketa kruiz

Votre vidéo commence dans 20
Passer (5)
la méthode pour écrire des pages qui convertissent

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
33 Vues
Rusia raportohet se ka vendosur një nëndetëse bërthamore të armatosur me raketa kruiz në mesdhe për një përballje me NATO-n mbi Ukrainën. Nëndetësja e Vladimir Putinit raportohet se ka luajtur si macja me miun me forcat e natos pranë brigjeve të Italisë. Sipas ekspertëve, të dhënat e inteligjencës sugjerojnë se Rusia e ka dislokuar nëndetësen ndërkohë që tensionet janë rritur me perëndimin në lidhje me ukrainën. Mendohet se ajo mund të jetë nëndetësja më e fuqishme e Rusisë, Severodvinsk.

Kjo e fundit mund të mbajë deri në 40 raketa kruiz Kalibr me një rreze veprimi prej 2500 kilometrash, secila prej tyre e aftë të mbajë kokë bërthamore. Nëndetësja është më e avancuara në arsenalin rus, me mediat ruse që pretendojnë se ajo ka një teknologji të avancuar, mbrojtje anti torpedo dhe kapacitete anti ajrore. Nëndetësja mësohet se është dislokuar për të zëvendësuar kryqëzorin e klasit Slava, Marshal Ustinov, që u largua nga mesdheu më 24 gusht. Nuk është e qartë se prej sa kohësh nëndetësja operon në zonë. Sipas raporteve, nëndetësja mund të ketë hyrë në mesdhe ndërsa ustinov lundronte në mënyrë provokuese në ujërat afër britanisë së madhe.

Mesdheu ka një rëndësi strategjike për ekonominë botërore, me 65 për qind të furnizimeve me energji të BE-së që kalojnë përme detit. Në prill, rreth 20 luftanije ruse vepronin në ujërat e mesdheut. Ky përqendrim i madh nisi në mesin e luftës në siri, kur moska nisi të dislokonte luftanijet e saj në portin Tartus, baza e vetme e marinës ruse në mesdhe. Por prania ruse është rritur ndjeshëm në meisn e luftës në ukrainë. Atje ku ka forca amerikane, atje ka edhe ruse – thonë ekspertët. Anijet ruse sipas tyre janë pozicionuar për të monitoruar aktivitetin e forcave aleate.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Russia#NATO#TopChannel
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.