Top News-‘Për 5 orë jemi në Athinë! / Turqia lëshon avionët drejt Greqisë

Votre vidéo commence dans 10
Passer (5)
cash machine v4

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
77 Vues
Turqia dhe Greqia janë përfshirë sërish nga tensionet pas kërcënimit për luftë të Ankarasë mbrëmjen e së dielkës se për 5 orë ushtria turke arrin në Athinë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Turqia ka nisur të hënën avionët luftarakë “F-16” mbi ishujt Oinouses dhe ishullin Panagia, shkruajnë mediat në Athinë.
“Nga ora 13:32 deri në orën 13:52 të së hënës tre avionë F-16 turq fluturuan mbi territorin grek në Oinousses dhe ishullin Panagia duke provokuar” shkruan gazeta greke “Protothema”.
Provokimi erdhi pasi një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit, Metin Kulunk lëshoi kërcënime lufte kundër Athinës, duke thënë se “Greqia ka kërcënuar Turqine me raketa.
Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” tha ai. Kuluk akuzoi forcat e huaja se duan të sulmojnë Turqinë financiarisht dhe ushtarakisht.
Greqia nga ana e saj theksoi se “propaganda turke nuk bind askënd”
Tensionet mes dy vendeve nisën dhe u rritën deri tek kërcënimet ushtarake pas përplasjeve në lidhje me emigrantët, pasi Ankaraja akuzon Greqinë se po mbyt qëllimisht varkat me refugjatë dhe se po i kthen mbrapsh në kufirin turk.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqia#Greqi
#TopChannel
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.