Top News - ‘Mos u bëni ushtarë të Taulantit’/ Monika Kryemadhi sherr me policinë në Elbasan

Votre vidéo commence dans 20
Passer (5)
la méthode pour écrire des pages qui convertissent

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
89 Vues
Kryetarja e LSI Kryemadhi në Elbasan po prezantonte platformën e LSI por është përplasur më policinë, pasi kjo e fundit kërkonte respektimin e rregullave që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit. Një grup efektivësh janë afruar në vendin ku ishte planifikuar organizimi për tryezën mbi arsimin duke I kujtuar asaj dhe grupit që e shoqëronte se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta, duke u kujtuar po ashtu të gjithë të pranishmëve, vendosjen e maskave.
Kryemadhi ka sfiduar efektivët duke u kërkuar të plotësonin fletën e gjobës, duke mos kursyer as akuzat ndaj tyre se bheshin ushtaët të politikës.

REPLIKAT E KRYEMADHIT ME EFEKTIVIN E POLICISE

Polici: Mirëdita si jeni?
Kryemadhi: Mirëdita
Polici: Në bazë të masave anti-Covid, mbi 10 veta nuk lejohet.
Kryemadhi: Po nuk jemi 10 veta ne këtu, ne këtu jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe?
Polici: Edhe ajo për mediat nuk lejohet
Kryemadhi: Po pse nuk erdhët kur ishim live?! Vendosni gjobën dhe i drejtohemi gjykatave administrative. Merruni me bandat njëherë këtu, pastaj hajdeni na vendosni gjoba për maska. Merruni me bandat, kriminelët, me ata që ju përplasin makinat, pastaj hajdeni vendosni gjoba për maska. Mos u bëni ushtarë as të Taulantit as të shokëve të Taulantit.

Policia në të gjithë vendin ka intensifikuar kontrollet prej dy ditësh, për shkelësit e rregullave anti-Covid. Forcimi i kontrolleve vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili përmendi edhe politikanët që, sipas tij, janë ndër shkelësit e masave të vendosura, sidomos këto kohë, që janë intensifikuar edhe takimet në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Një ditë më parë, Rama e përmendi kryetaren e LSI, për organizimet e saj, duke I përcaktuar daljen e saj si spektakolare. Ndërsa ka kërkuar nga policia të zbatojë detyrën dhe të vendosë gjoba edhe për politikanët që shkelin masat dhe japin një shembull të keq në një kohë që shifrat e infektimeve sa vijnë dhe rriten.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.