Art në korridor, promovohet murali i artistes Ledia Kostandini në Rezidencën italiane

Votre vidéo commence dans 10
Passer (5)
cash machine v4

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
49 Vues
#oranews #lediakostandini #artnekorridor

Është korridori i katit të dytë i Rezidencës Italiane në Tiranë. Ledia Kostandini i ka dhënë jetë dhe e ka kthyer në një hapësirë arti.

Ka hedhur në të copëza nga historia e qytetit dhe jeta e saj.

"Mund të përjetosh elementë të ndryshëm metaforikë që të sjellin në vëmendje elementë të së përditshmes, përceptime, ëndrra dhe forma të ndryshme të cilat sjellin një dëshmi nga aktualiteti."

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, në promovimin e punës së artistes shqiptare theksoi rëndësinë e forcën që ka arti në bashkimin e njerëzve.

"I propozova një vit më parë idenë për të realizuar këtu një vepër të saj në mënyrë që të linte gjurmë në këtë rezidencë. I vura në dispozicion një korridor të gjatë, të ngushtë dhe pa ndriçim. Realizimi i saj do të ishte i vështirë dhe për vetë Mikelanxhelon. Vetëm arti apo frymëzimi mund të shndërrojnë një korridor pa ndriçim".

E bukura do të shpëtojë botën u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti teksa njoftoi se artistët e rinj do të jenë në fokus së projekteve të këtij institucioni.

Promovimi i muralit “Korridori” bëri bashkë personalitete të jetës kulturore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kultura/art-ne-korridor-promovohet-murali-i-artistes-ledia-kostandini-ne-reziden-i1036917

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/

Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.