100 vjetori i Marie Logorecit kujtohet ne heshtje, me nje ekspozite nga familja | ABC News Albania

Votre vidéo commence dans 20
Passer (5)
La methode étape par étape pour lancer un business en ligne qui génère 2000 euros par mois en partant de 0

Merci ! Partagez avec vos amis !

Vous avez aimé cette vidéo, merci de votre vote !

Ajoutées by admin
82 Vues
Institucionet kulturore lënë në harresë “Artisten e Popullit” dhe “Nderin e Kombit” Marie Logoreci në 100 vjetorin e lindjes. Familjaret në shenjë simbolike kanë çelur një ekspozitë fotografike në  Muzeun Historik Kombetar.

50 fotografi të jetës së saj artistike, si këngëtare, aktore teatri dhe ekrani, prezantohen në një ekspozitë realizuar nga familja.

I afërmi i artistes, Franko Kovaçi, pranon se ky jubile duhet të ishte ndryshe, por ngushëllohet me situatën e vështirë të pandemisë

"Gëzohem që arritëm që të bënim diçka dhe shpresoj që kësaj radhe të ketë frekuentim. Dhe brezi i ri të njihet më mirë me ca figura që vërtet kanë rënë gjurmë në artin shqiptar."

Skenaristja, Angjelina Xhara, shprehet e pikëlluar, që harrohet Lokja, Marie Logoreci në këtë përvjetor.

 "Ndjehem shumë e pikëlluar që nuk shoh njerëz për të parë këtë ekspozitë...për një nga artistet më të mëdha të skenës dhe ekranit tonë."

Përveç vlerave artistike, Kovaçi, vlerëson anën njerëzore.

"E mbaj mend qysh në kohën kur isha i vogël, të jepte ngrohtësi, nuk të jepte stres."

Marie Logoreci së bashku me artiste të tjera, ndihmuan edhe në emancipimin e gruas shqiptare.

"Edhe të mendosh që kur ajo ka dalë si aktore ka qenë një tjetër mentalitet për gruan në përgjithësi, ka qenë nga artistet e para, që këto që jeni ju sot ta keni shembull."

Ekspozita “100 vjetori i artistes Marie Logoreci” realizuar nga i biri Pjerini do të qëndroj e hapur në Muzeun Historik  deri me 2 tetor.

Per informacionet me te fundit klikoni:

Web: http://abcnews.al/

Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/

Instagram: https://instagram.com/abcnewsal

Subscribe kanalin tone ne: youtube:https://www.youtube.com/user/abcalbanian

#abcnews #abcnewsalbania
Catégories
Divers News Artistes

Ajouter un commentaire

Commentaires

Soyez le premier à commenter cette vidéo.